(2L ONLINE) – Autoritete policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një qytetar për kanosje të zyrtarëve (inspektorëve) të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Sipas Policisë rasti ka ndodhur në fshatin Laqiq të Kamenicës.
Me këtë rast, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët (inspektorët) e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale derisa të njëjtit i kanë vënë shiritin për ndaljen e punës me ekskavator.
Siç bënë të ditur policia, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, e rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/