Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar si dhe posedim të narkotikëve.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka kanosur me fjalë, viktimën, femër kosovare. Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe sekuestruar një cigare substancë e dyshuar narkotike. I njëjti duke qenë agresivë e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga zyrtarët policor.
Raporti i policisë:
KANOSJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & POSEDIM I NARKOTIKËVE
Gjilan, 13.10.2021 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, e ka kanosur me fjalë, viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe sekuestruar një cigare substancë e dyshuar narkotike. I njëjti duke qenë agresivë e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/