Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “kanosje” të regjistruar në fshatin Dobërqan të Gjilanit.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se njësiti i hetimeve të stacionit policore në Gjilan, pas një pune hetimore ka arrestuar të dyshuarin, nga Prishtina, i cili prej disa kohe ka kërcënuar përmes telefonit, me mesazhe (sms) që kishin përmbajtje kërcënim me vdekje, e te tjera, viktimën, femër.
I njëjti gjatë intervistim ka pranuar në tërësi veprën dhe me vendim të pokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë.