(2L ONLINE) – Një qytetare ka deklaruar në polici se nga viti 2013 kishte pasur një lidhje me një person, tanimë i dyshuar për policinë, i cili në vazhdimësi ka ushtruar dhunë seksuale ndaj saj. Ajo, tani me pëlqimin e familjes se saj, është njohur dhe fejuar me një person tjetër, por këtu nisin telashet për të.
Siç bënë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, me të dëgjuar se është fejuar me dikë tjetër, i dyshuari ka filluar me kërcënime si dhe duke i vën kushte që të takohet në vazhdimësi me të pa dëshirën e saj, gjithashtu duke i dërguar mesazhe kërcënuese që të dy të fejuarve dhe foto të ndryshme komprometuese të ankueses me qëllim për ta prishur fejesën e saj.
“I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Janë gjetë dëshmi të besushme që lidhen me veprën në fjalë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënëses Hashani.
Rasti nën hetime. /2L ONLINE/