Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje. Dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 29.12.2021 – 17:00-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij femër kosovare, e mitur. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/