(2L ONLINE) – Dy patrulla policore deri sa ishin në pikë kontrolli në qendër të fshatin Pozheran të Vitisë, kanë vërejtur një veturë Opel Askona ngjyrë hiri, pa targa, që ishte duke lëvizur në drejtim të Ferizajit, me që rast patrulla policore është nisur në drejtim të veturës për ta ndaluar, mirëpo katër personat që ishin në veturë, me të vërejtur që patrulla policore është nisur në drejtim te tyre, e kanë skajuar në mënyrë të vrullshme veturën kanë dal nga vetura dhe kanë ikur në këmbë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një armë AK 47, pa karikator dhe pa municion që është konfiskuar së bashku me veturën.
Pas një pune mirë të organizuar operative policia ka arritë që ti ndaloj të dyshuarit të cilët janë intervistuar në stacionin policor në Viti.
Me urdhër të prokurorit kujdestar njëri nga të dyshuarit ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa të tjerët lirohen në procedur të rregullt.
Rasti në Gjykatë. /2L ONLINE/