Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 27 mars 2018, rreth orës 19:00, në fshatin Livoq i Poshtëm, Komuna Gjilan, nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës ,pasi që dyshohet se në shtëpinë e tij, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, gruan e vëllait si dhe një fëmijë të tyre.
“Sipas deklaratave të viktimave, ata kanë pësuar dhunë fizike nga ana e të dyshimtit, për çka posedojnë edhe raporte mjekësore. I dyshuari besohet se qe një kohë të gjatë kishte probleme shëndetësore. Të dyshuarit i është bërë një kontroll nga mjeku psikiatër dhe i njëjti është dërguar në Repartin e psikiatrisë dhe policia do ta ketë në mbikëqyrje në zbatim të masës së ndalimit prej 48 orë”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.