Portreti i veteranit të arsimit – pedagogut dhe sociologut Rahim Azemit

Portreti i veteranit të arsimit – pedagogut dhe sociologut Rahim Azemit

U lind në fshatin Stançiq të Karadakut të Gjilanit. Rahim Azemi pas migrimit nga fshat në qytet, filloi arsimimin në shkollën fillore dhe të mesme në Gjilan. Pas mbarimit të shkollës mesme regjistrohet në Fakultetin Filozofik, dega e Pedagogjisë.

Shkruan: Nijazi RAMADANI

Pas semestrit të tetë, njëkohësisht studimet i vazhdoi në Fakultetin filozofik dega Sociologji-Filozofi, ku ka diplomuar. Rahim Azemi ka filluar të punoi si profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë në shkollat e mesme të Gjilanit para diplomimit dhe pas diplomimit . Ishte i pasionuar në profesionin e tij prej mësimdhënësi.

Rahim Azemi, pedagog, sociolog, publicist

Fillimisht e ndërtoi karrierën e tij si pedagog i shkëlqyer. Përveç mësimdhënies, që nga viti 1983, merret me veprimtari të ndryshme në fushën e tij profesionale sociologjike, pedagogjike dhe psikologjike, qoftë përmes shkrimeve nëpër revista të ndryshme dhe njëkohësit duke marrë pjesë nëpër tribuna kulturore arsimore me trajtimin e temave të larmishme profesionale, organizimin e seminareve për gjenerata e reja dhe të rritur.

Profesor Azemi për shumë vite ka arritur rezultate të shkëlqyera në fushën e edukimit të gjeneratave të reja, duke u vlerësuar për disa vite rresht punëtorë më i mirë, sidomos paralelja e tij si kujdestar më i mirë në nivel komunal dhe më gjerë në Kosovë.

Më 1988, shpallët profesori më i mirë në Kosovë. Për këto rezultate ka marrë mbi 50 diploma dhe mirënjohje nga niveli arsimor i shkollës, Komunës dhe atë në nivel të Kosovë.

Veprimtaria arsimore produktive dhe orientimi i drejtë politik nacional duke ngritur vetëdijen kombëtare te gjenerata e reja u ra në sy ish regjimit serb të Milosheviqit. Ai përcillet hap pas hapi nga organet e pushtet dhe në mars të ’89-të, u arrestua dhe u burgos bashkë me 238 intelektualëve shqiptarë të Kosovës. të cilët regjimi serb si njerëz të rrezikshëm, i kishte izoluar për shkaqe politike, të cilët i dërgoi nëpër burgjet e Serbisë, të Leskovcit, Vranjës e Shabacit, dhe Gjilanit për të cilin rast ka shkruar librin”Letra pa përgjigje”.

Ishte pedagog në SHMM “Asllan Elezi’, rreth 20 vite. Drejtor për një mandat i kësaj vatre të diturisë, ku gjatë udhëheqjes së këtë qendër arsimore e kishte kthyer drejt rezultateve duke dhënë fryte të shkëlqyera në procesin edukativo-arsimor. Nga kjo shkollë gjatë punës së tij, prej aty kan dal gjenerata të mira të profileve mjekësore dhe profileve të tjera arsimore e shkencore.

Më 1996 zgjidhet anëtar i kryesisë së Shoqatës së Filozofëve dhe Sociologëve të Kosovës (SHFSK), bashkëpunon edhe me ‘ Index Kosovën’ si udhëheqës hulumtues duke zhvillua anketime në teren me tema të larmishme që e rëndonin politikisht Kosovën.

Tri vitet e fundit ishte profesor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, ku edhe u pensionua.

Pas botimit të një varg punimeve e shkrimeve në të përditshmet tona, në mediat elektronike dhe të shkruara, ai ka botuar edhe librin, “Monografia për Adem Stançiqin”, një personalitet i cili kishte dhënë kontribut për çështjen kombëtare në kohën e tij.

KOMENTE