Autoritetet policore kanë bërë me dije se më 14 korrik 2020, rreth orës 19:10, në fshatin Kmetoc komuna Gjilan, Policia e Kosovës njësia e Trafikut Rajonal, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe kontrollimin e shtuar në komunikacionin rrugor, kanë identifikuar të dyshuarin duke drejtuar mjetin nën ndikimin të alkoolit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari me veprimin e tij gjatë lëvizjes në rrugë kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë ne trafik. Ai është ndalur nga njësitet e trafikut rrugor.
Pas ndaljes i dyshuari kishte shfaqur shenja te mospërfilljes, duke u munduar që t’i shmanget vënies nën kontroll nga ana e zyrtarëve policor. I dyshuari me gjithë kundërshtimin dhe rezistencën që ka bërë, është arrestuar nga ana e policisë”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshuari në përpjekje që t’i shmanget arrestimit është vetëlënduar në duar, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor. Poashtu lëndime trupore ka pësuar edhe njeri nga zyrtarët policor, me rastin e përpjekjeve për t’i vënë nën kontroll veprimet e pakontrolluar të të dyshuarit.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit iniciohet rast për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare” . Materialet i përcillen Prokurorisë Themelore në Gjilan, për procedim të mëtejme ligjor në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/