Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në bashkëpunim me Inspektoratin Policor ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe një qytetare nga Shqipëria, nën dyshim se janë marrë me “Mundësim të prostitucionit”.
Zyrtari policorë është suspenduar dhe me vendim të prokurorit kujdestarë është ndalë për 48 orë, ka bërë të ditur nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.