Më datë 14 janar 2022 në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market ka ndodhur një “Grabitje” , ku raportohej se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar viktima, ka hyrë një i dyshimtë dhe nën kërcenim me ( thikë ) ka grabitur arkën – para në vlerë afërsisht 150 euro.
Gjithashtu me datë 20 01 2022 po në Gjilan, është raportuar se po në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur ti grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.
Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intenzive hetimore, grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin G. A. (1999) me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje” .
Më pas , policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit, ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materiale mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë (gjithsej në total 405 euro) që dyshohet se i njëjti i kishte grabitur në rastin e dytë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE/