Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pas informatë se një i dyshuar, Shqiptar shtetas i Kosovës, në shtëpinë e tij bashkë me të dyshuarën, po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës, janë duke përdorur substanca narkotike.
“Me urdhër kontrolli nga Prokurori është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substance narkotike e dyshuar e llojit Heroin me peshë 19.7 gram”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, i dyshimti është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor. Me urdhër të Prokurorit ai ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore.