Sot me datën 13.04.2023 nga Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdarë, është arrestuar i dyshuari A.B. (viti i lindjes 1984, mashkull shtetas i Maqedonisë) i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.
I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.
Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.