Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti kanë arrestuar një të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është dërguar në mbatje ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë, thuhet në raportin e policisë.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Viti, 15.05.2021 – 23:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/