Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor, ka raportuar për një rast të klasifikuar si: “sulm”, që është regjistruar në statistikat policore të Gjilanit,
Sipas policisë, në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan, është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht, viktimën femër K/Shqiptare.
Viktima i është ofruar tretmani mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.