Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person nga Gjilani pasi publikoi një fotografi me armë në dorë, në rrjetin social Facebook. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në rrjetin social “Facebook’’, ka publikuar një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në dorë, një armë zjarri të lloji AK-47.
“I njëjti gjatë intervistës ka qenë bashkëpunues, ku ka pranuar se në shtëpi posedon armën automatike AK-47, të cilën ka pranuar të dorëzon vullnetarisht. Nga i dyshuari është konfiskuar arma automatike e llojit AK-47, dy karikatorë”, ka thënë nënkolonel Azizi .
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.