Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, një i dyshuar, zyrtar i Pronave ne Drejtorin e Buxhetit Gjilan dyshohet se kishte kërkuar Ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi, për shpronësimin e një prone në këtë Komunë.
Sipas raportit policor, i dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike, po ashtu janë konfiskuar bankënotat e shfrytëzuara. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.