Një qytetar nga Mali i Zi është arrestuar në Kosovë, pasi kishte tentuar ta korruptonte Policinë e Kosovës, për të shpëtuar nga shqiptimi i një tikete trafiku. Siç njofton policia, i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi, është arrestuar pas që i njëjti kishte ofruar pesë euro ryshfet zyrtarit policor për të mos shqiptuar një tiketë trafiku.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.