(2L ONLINE) – Nga njësitet patrulluese sektoriale, qytetari A. V. (1988) është takuar dhe ndaluar në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan dhe pas verifikimit nga ana e policisë është vërejtur se i njëjti ka disa urdhëresa për vuajtje të dënimit për pesë muaj e gjysmë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se personi në fjalë është dërguar menjëherë për ta vuajtur dënimin në burgun e Dubravës sipas vendimit të lëshuar nga gjykata. /2L ONLINE/