Me datën 17.01.2022 Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor Kllokot ka pranuar ankesën nga ankuesi shqiptar kosovar se persona të panjohur, gjatë natës i kanë vjedhur veturën me traga 06 të cilën e kishte të parkuar në garazhin afër shtëpisë së tij.
Pas një pune të mirë operacioanle nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot është ardhur deri të informata se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shqiptar kosovar B.R. (1983) ka kryer vjedhjen e veturës.
I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982). I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“ i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga i dyshuari i lartëcekur.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt.
Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, DRP, Gjilan. /2LONLINE/