Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “Dhunë në familje”, të regjistruar në Kllokot, ku është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Kllokot / 28.12.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/