Me 16 prill 2019, rreth orës 09:20, pas një pune intensivë, mirë të organizuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan është arrestuar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, lindur më 1989, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e policisë,. duke përdorur mjete te forta ka hapur dritaren ku dhe ka depërtuar brenda ne lokal dhe nga aty ka vjedhur 6 – copa TV Plazma-BEKO ,1-DVR i kamerave si dhe 30 euro para të metalta.
“Në shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur sendet e vjedhura ku dhe janë konfiskuar nga ana e policisë së Kosovës dhe të njëjtat do ti kthehen pronarit legjitim”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
I dyshuari është intervistuar ne prezencë te avokatit dhe se me vendim te prokurorit ndalohet për 48 orë.