Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan pas veprimeve mirë të organizuara operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, shtetas i Kosovës (1997).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ai dyshohet se me 02 dhjetor, 2020, në Gjilan, duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një sektor të një marketi (parfumerisë) dyshohet të ketë vjedh gjësende të ndryshme dhe më pas ikë nga marketi.
I dyshuari poashtu ka dy urdhër arreste për paraqitje në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet ti ketë kryer më herët.
“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Janë gjet prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i involvuar në një numër të madh të rasteve të veprave penale të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, me vendim te lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/