Policia e drejtorisë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ka arrestuar të dyshuarin për disa raste të “Vjedhjeve”, në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës , njësiti i hetimeve i stacionit policor të Gjilanit, pas një pune operative mirë të organizuar, ka arrestuar personin Sh. G. (1985),i cili dyshohet se brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan.
“Dyshohet se ai ka arritur të vjedhë njëzet e shtatë (27) copë bateri-akumulator të kamionëve, 205 copë orë matëse të ujit si dhe 1mijë e 400 copë mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai shtoi se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjet prova të qëndrueshme që lidhen me veprat penale “Të rasteve të vjedhjeve”.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/