Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal. /2LONLINE/