DYLON

Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës

Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me 44 vota për, Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) për një mandat të dytë. Mandati i Xhelilit në këtë pozitë është trevjeçar.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë u bë gjatë Kuvendit të rregullt zgjedhor të mbajtur të shtunën, më 24 shkurt 2024, në Amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë.

EkoHigjiena

Kundërkandidat i saj ishte ndërmjetësuesi Isuf Jahmurataj, i cili në total mori 33 vota.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje janë zgjedhur edhe anëtarët e bordit të ONDK-së.

Në linjë me parimet kushtetuese dhe detyrimet ligjore për barazi gjinore, si dhe në linjë me përpjekjet e ONDK për të promovuar rritjen e përfaqësimit të grave në pozita vendim-marrëse, në këtë mandat, si pjesë e bordit janë zgjedhur pesë gra dhe dy burra.

Shtatë anëtarët e zgjedhur, që vijnë nga shtatë regjione të Republikës së Kosovës, janë: Anita Kosumi nga Prishtina, Edmond Kumnova nga Mitrovica, Shkelzen Dreshaj nga Peja, Arijeta Hoti Haxhiajdini nga Prizreni, Teuta Bajrami nga Ferizaj, Hidajete Ismaili nga Gjilani dhe Nora Dobruna nga Gjakova.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.