Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij.
Rasti ka ndodhur në Viti.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
Viti 13.11.2021 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/