Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune mire të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar G.Sh. (1997) i cili dyshohet se me datën 19.08.2022 duke i futur ne lajthitje disa kompani në Gjilan dhe Prizren ka arritur që të i mashtroj ata duke përfituar shuma të konsiderueshme materiale për vete.
I dyshuari këto mashtrime dyshohet se i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina me pronar Shqiptar Shtetas i Kosovës kinse kjo kompani këto biznese do ti reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në një televizionin publik Kosovar.
I dyshuarit është lokalizuar dhe rrjedhimisht arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë nën akuzën ,,Mashtrim’’, rasti me Kallëzim Penal procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/