Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan është informuar se i dyshimti F.L., duke e vënë në lajthitje dhe mashtruar, nga pala ankuese ka marr (blerë) një makinë punues (ekskavator) pa e kryer obligimin e pagesës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, ka thënë se njësiti i hetimeve, pas veprimeve policore mirë të organizuara, ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegoc-Gjilan dhe kanë arrestuar të dyshuarin F. L. (1983) nga një fshat i komunës Drenasit.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.
“I lartcekuri dyshohet se është i involvuar edhe në shumë raste të veprave penale Mashtrim, dhe i njëjti ishte në kerkim policor. Rasti nën hetime”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/