Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësitë nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë arritur që sot me datën 29.11.2022 të arrestojnë të dyshuarin kosovar S.I. (1982).
Arrestimi i të dyshuarit nga ana e policisë është bërë në momentin kur i dyshuari ka tentuar që të kryej një grabitje në një lokal afarist tregtar këtu në qytetin e Gjilanit.
I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit të ja grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët tjerë prezent kanë ndërhy dhe kanë arrit që ta ndalin të dyshuarin, gjersa shumë shpejtë njësitet të shumta patrulluese policore kanë arrit në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e zjarrit ( revole ) e modelit ,,Browing Belgium’’me katër ( 4 ) copë fishek.
I dyshimti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve në vijim janë gjetë prova të qëndrueshme se ky i dyshuar besohet se është i involvuar edhe në një rast tjetër “Grabitje “që ka ndodhë me 16.11.2022 në një pikë karburanti në rrethinën e qytetit të Gjilanit.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa hetimet rreth rasteve të cekura më lartë po kryhen nga Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan. /2LONLINE/