Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar një të dyshuar për “dhunë në familje”.
Sipas policisë, i arrestuari i cili është dërguar në mbajtje, dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij
Raporti ditor i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 05.05.2024, 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/