Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti, përmes rrugëve operacionale ka pas informata të qëndrueshme se i dyshuari i mitur bashkë me dy shokët e tij kishte ekspozuar një armë revole përmes rrjeteve sociale.
Në bazë të procedurave ligjore janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar nga një fshati i Komunës së Vitisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
- Një revole të tipit TISAS ZIG 14,
- Dy karikator
- Dhjetë copë fishek
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Policia e Kosovës njësiti I hetimeve në të gjitha fazat e hetimit të rastit ka qenë në koordinim me Prokurorin e Shtetit , i cili ka marrë Aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit të mitur për 24 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po ashtu të mitur dërgohen në procedurë të rregullt. /2LONLINE/