Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’ ku dyshohej edhe për të shtëna me arme zjarri në ajër në një rast gara me qenë të datës 27.03.2022, sot me datën 12.09.2022 nga ana e Policisë është arritur që të arrestohet i dyshuari Kosovar Shqiptar I.I. (1990) nga fshati Pleshinë komuna e Ferizajt.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe nga i njëjti është konfiskuar në cilësinë e provave materiale për gjykatë një arme Revole, një karikator dhe një këllëf i armës përkatës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’. /2LONLINE/