Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Strazhë të Novobërdës, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë manipulimit me armë e kishte plagosë viktimën, mashkull K/Shqiptar, derisa të dy kishin qenë brenda në një veturë.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.