Në oborrin e Komunës së Prishtinës, rreth orës 22:00 u arrestua nga Policia e Kosovës, Salih Zyba. Sipas punëtorëve të sigurimit të Komunës, dy policë civile u futën në oborrin e Komunës në mënyrë të jashtëligjshme dhe filluan ta godasin Salih Zyben derisa e arrestuan atë, njofton Vetëvendosje.
Policia e Kosovës duke i përcjellur me përpikëri kërcënimet e kryeministrit Isa Mustafa, po arreston secilin aktivist te VETEVENDOSJE!-s qe po e ndesh në rruge, pa asnjë justifikim.
Ky provokim po e tensionon situatën dhe po flet për panikun e madh të Qeverisë së Kosovës, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes