(2L ONLINE) – Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Gjilan në dy raste të veçanta kanë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore këtu në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në rasti e parë nga patrulla policore është arrestuar personi shqiptar shtetas i Kosovës për të cilën ishin lëshuar katër urdhëresa nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti.
I dënuari dërgohet në vuajtjen e dënimit në burgun e Smrekovnicës për mbajtje të dënimit prej 55 ditëve.
“Në rastin e dytë njësiti policor i ekipit reagues të stacionit policor në Gjilan, sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka dërguar në burgun e Dubravës një person të dënuar paraprakisht nga gjykata, pasi ai duhet të vuajë masën e dënimit me burg prej 7 muajsh”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/