/2L ONLINE/ – Në Gjilan dhe në Zhegër të Gjilanit , policia i ka arrestuar të kërkuarit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat përkatëse dhe se ata janë dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka arrestuar tre persona të kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, ata kanë qenë të kërkuar veç e veç, për raste të ndryshme.
Personat e dënuar, me nga pesëmbëdhjetë ditë, tridhjetë e katër ditë si dhe njëmbëdhjetë muaj, janë dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/