(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur për dy raste të arrestimeve të personave të kërkuar, i pari në Kllokot dhe i dyti në Sadovinë e Qerkezëve të Vitisë.
Kur jemi te rasti i parë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit, dersia edhe në Sadovinë të Qerkezëve, në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2lonline/