(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë raportuar për arrestimin e dy të dyshuarve që ishin në kërkim të policisë për një rast të mëhershëm të cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur në Viti, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që te njëjtit, pas një pune operative janë identifikuar se me datën 27.09.2014 kanë kërcënuar me thike ankuesin mashkull K-Shqiptar, i cili është martuar me një vajze të familjes se tyre me pëlqimin e saj.
Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje. /2L ONLINE/