/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast shantazh dhe mashtrimi, në periudhën kohore janar- mars 2016. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet e policisë së Kosovës kundër trafikimit me qenie njerëzore nga Shtabi Qendror që veprojnë në Gjilan kanë arrestuar dy të dyshuar Shqiptar shtetas të Kosovës dhe një femër po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës.
Ata dyshohen për kryerje të veprës penale “Mashtrim” dhe “Shantazh”. Pas intervistës së tyre me vendim të prokurorit të shtetit dy nga ta dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/