Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të mashtrimit – uzurpimit të pronës, që ka ndodhur në rrugën “Hafiz Ali Korça” në Viti, me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar dhe po mbahen në arrest për 48 orë.
Zëdhënësi hashani ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar për një rast “Mashtrim dhe Uzurpim i pronës”, ku ankuesi, shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar se tre të dyshuarit që të tre shqiptar shtetas të Kosovës, e kanë mashtruar ankuesin dhe njëherësh e kanë uzurpuar pronën e tije të paluajtshme.
“Të dyshimtit janë arrestuar nga policia e Kosovës dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve ngritët kallëzim penal për “mashtrim”, gjersa ndaj njërit të dyshuar për “Uzurpim Prone” ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ndaj që të treve është caktuar masat e ndalimit për 48 orë. Rasti i kompletuar dërgohet në Prokurori.