Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Krilevë, të Kamenicës, janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë konfiskuar dy pushkë gjuetie me 15 fishekë.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje pasi që ka kanosur zyrtarët policorë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.