Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të cilët në një parcelë toke kishin mbjellë 540 bimë të dyshuara narkotike te madhësisë nga 20 deri 50cm.
“Nga këto bimë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedure janë asgjësuar me anë të procesit të djegies”, thuhet në raportin policor.
Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një veturë me targa vendore, kurse pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/