Policia e Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm kundër një grupi të organizuar të trafikimit më sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, kështu bënë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Brahim Sadriu.
Ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë katër persona si të dyshuar në veprimtari kriminale në territorin e Kosovës. Personat e arrestuar janë V.T shtetësi amerikane, V.B shtetësi kosovare,V.B shtetësi kosovare si dhe personi i fundit i cili është arrestuar në një rajon tjetër A.Z shtetësi kosovare.
Grupi kriminal ka ndërvepruar në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht janë kapur në fshatin Kliqinë në rajonin e Pejës. Ndërsa vlera e sasisë narkotike dhe gjësendeve të tjera sipas Policisë së Kosovës kap vlerën rreth një milion euro.