(2L ONLINE) – Ditë më parë policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar për kryerje të një vjedhje të rëndë në Zhegër. E tani në një informacion shtesë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë të involvuar në këtë akt.
Zëdhënësi hashani ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka ardhur deri te informatat të besueshme se I dyshuari V. R. (1989) ka kryer dy vjedhje të rënda së bashku me dy persona tjerë,vepra e pare është kryer me datën 19/20.12.214 në fshatin Zhegër, në shtëpinë e një banori lokal të Zhegrës ku i janë vjedhur disa mjete të punës në vlerë mbi 1000 €, kurse vepra e dytë besohet se është kryer me datë 31.12.2014, po ashtu në fshatin Zhegër, në një ‘market’ ku besohet janë vjedhur dy telefona celular dhe para të gatshme rreth 300 €, cigare si dhe gjëra tjera ushqimore.
“Fillimisht i dyshuari i parë është ndalur nga policia dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij dhe gjatë intervistës janë dëshmua prova të besueshme se të dy veprat në fjalë të jenë kryer në bashkëveprim në grup edhe me dy persona tjerë”, ka thënë Hashani.
Ai në një informatë shtesë të mërkurën ka bërë me dije se janë lokalizuar dhe më pastaj janë arrestuar nga policia e Kosovës edhe dy të dyshuarit e kërkuar T. A. dhe M. Z. me urdhër të prokurorit te shtetit ata janë ndalur për 48 ore.
“Gjatë intervistimit të të dyshuarve janë gjet prova se sendet e vjedhura i ishin shitur një personi me banim në fshatin Llashticë Komuna Gjilan. I dyshimti A. I. i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshimtit për ‘blerje dhe pranim të sendeve të vjedhura’. I Dyshuari A. I. me urdhër te prokurorit në fjalë ndalohet për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Po me urdhër të prokurorit këto raste me kallëzim penal bashkim veprash dorëzohen në PTH në Gjlan për procedurë të mëtejme. /2L ONLINE/