Një ankues me iniciale A. B. nga Mitrovica, ka paraqitur rastin në polici se gjatë orëve të mëngjesit të datës 06.11.2017, dikush i kishte vjedhur tetë bateri me fuqi 200 amperësh, të cilat bateri i ka përdorur për prodhimin e energjisë elektrike në plantacionin e tij në fshatin Sllakofc të Gjilanit
Autoritetet policore nga Rajoni i Gjilanit thonë se, sipas ankuesit bateritë e vjedhura kanë vlerë prej 3200.00 euro, dhe se kanë qenë të reja dhe të papërdorura.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka thënë se pas një punë operative dhe disa dëshmive të siguruara nga video incizimet është arrit të identifikohen 3 persona të dyshuar me iniciale: K.S, E.A janë të arrestuar dhe F.S., për momentin është në arrati.
Thuhet se këta tre persona të dyshuar janë nga Ferizaj.
“Një person i dyshuar është ndalë për 48 orë, kurse tjetri gjendet në Qendrën e Paraburgimit për vuajtje të një dënimi për vepra tjera, kurse i dyshuari i tretë është në kërkim nga Njësitet Policore”, ka konfirmuar nënkoloneli, Azizi.