Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësite Policore nga Stacionit Policor Gjilan gjatë natës se mbrëmshme në dy raste të ndara gjatë kontrolli rutinor kanë ndaluar dy persona të dyshuar Shqiptar Kosovar A.K. (1995) dhe D.Sh. (2000) tek të cilët kanë gjetur një sasi e vogël të substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuan, një grinder dhe dy pako letra cigareje.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/