Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, dje, më 09.12.2022, ka zhvilluar operacionin policor me qëllim të arrestimit të dy personave të dyshuar.
Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas dje ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, mashkull Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut). Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).
Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:
700×50 € = 35000 €,
181×100 € =18100 €,
100×100 $ dollarë amerikan,
2 vetura dhe
3 telefona.
Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /2LONLINE/