Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur viktimën.
Në njofitm thuhet se gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë tyre u është gjetur një pistoletë me 26 copë fishekë, por me leje përkatëse.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/