Me datën 30/05/2019 në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me ç’ rast rreth orës 20:00 janë arrestuar dy persona të dyshuar:
Rr. H. viti i lindjes 1979 m/sh/k
K. R viti i lindjes 1946 m/sh/k
Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340 lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së.
Të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë.